-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi me armë në Vjenë të Austrisë, raportohet për shtatë të vdekur – lajmi ende jo i konfirmuar nga policia

Edhe pse një lajm i tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht, media të ndryshme botërore raportojnë për disa të vdekur gjatë të shtënave me armë në Vjenë të Austrisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, së paku shtatë të vdekur dhe disa të plagosur kanë mbetur gjatë të shtënave në orët e mbrëmjes afër një sinagoge në kryeqytetin e Austrisë.

Një kërkim i madh ndërkohë thuhet se po bëhet për të kapur sulmuesin ose sulmuesit e armatosur, sipas raporteve lokale, me një bashkëpunëtor që mendohet të ketë “hedhur veten në erë” gjatë tërbimit.

Kronen Zeitung, gazeta më e madhe e Austrisë, po raporton incidentin si një sulm terrorist, me një oficer policie që thuhet se ishte qëlluar dhe u la në një gjendje kritike.

Megjithëse policia e Vjenës ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht natyrën e incidentit, ata po urdhërojnë publikun të qëndrojë larg qendrës së qytetit dhe transportit publik.

Oskar Deutsch, kreu i komunitetit hebre në Vjenë, tha se të shtënat ndodhën në rrugën ku ndodhet sinagoga kryesore e qytetit, por që nuk ishte e qartë nëse shtëpia e adhurimit ishte shënjestruar.

Pamjet tronditëse të mediave sociale tregojnë një burrë që mban një pushkë sulmi duke vrapuar nëpër rrugë dhe duke qëlluar, megjithëse është e paqartë nëse ai është personi pas sulmit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img