Policia në Austri ka rrethuar hapësirën afër një sinagoge në kryeqytetin Vjenë, pas njoftimeve për të shtëna me armë.
Sipas mediave të fundit, si pasojë e këtyre të shtënave tanimë ka disa të plagosur.
#vienna #shooting #TerroristAttacks #wien #synagoge #terroranschlag
Graphic content! pic.twitter.com/d4wmH6Qk9l— Daniel Tom Kurz (@TomKurz1) November 2, 2020
Disa pamje të postuara në mediat sociale treguan njerëzit duke u larguar ndërsa të shtënat mund të dëgjohen në sfond.
One dead, several wounded in an attack at a synagogue in the vicinity of Schwedenplatz in Vienna's first district, shooter is on the run. #Vienna #Austria pic.twitter.com/TVRTNiMFcu
— Mani (@Maa_niii) November 2, 2020
Ndërkohë një video e xhiruar nga një kalimtar dhe e postuar në internet tregon policinë e armatosur në një rrugë në Vjenë duke u bërtitur njerëzve që të largohen nga rruga e tyre.
Policia në Vjenë ka konfirmuar se po i përgjigjet një incidenti të madh në qendër të qytetit dhe u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë larg.