Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Komuna e Bornovës dhe organizatat joqeveritare po punojnë në Izmir, ku janë ngritur 210 në stadiumin e vjetër për qytetarët e ngelur pa shtëpi.
Advertisement
Ata kanë mundësuar nevojat e qytetarëve si ushqime, pije, rroba dhe batanije.Ferhat Altın, i cili u vendos në çadër sepse shtëpia e tij ishte dëmtuar, tha se çadrat u krijua në një kohë shumë të shkurtër dhe nevojat e tyre të përkohshme për strehim u plotësuan.
“Ne e dinim se Turqia do të ishte solidare në një situatë të tillë dhe ne e kemi dëshmuar atë. Këtu u plotësuan të gjitha nevojat tona. Ushqim, veshje dhe shumë nga nevojat tona siç vijnë nga i gjithë vendi. Faleminderit Zotit situata jonë është e mirë. Kemi dëgjuar që shumë pjesë të Izmirit kanë siguruar strehim për të prekurit nga tërmeti. Allahu qoftë i kënaqur me shtetin tonë“, tha ai.
PostAdss