Ministri i AAK-së i pakënaqur me projektbuxhetin, Selmanaj dhe Bajrami nuk ia votojnë ndryshimet

75
Advertisement

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është duke u diskutuar për projektbuxhetin e vitit 2021, raporton Gazeta Express.

Advertisement

Në këtë mbledhje, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se ka pasur disa shkurtime për shkak se fokusi i buxhetit ka qenë të rimëkëmbja ekonomike.

Mirëpo, pakënaqësi për këtë projektbuxhet ka pasur ministri i AAK-së, Blerim Kuçi.

Kreu i dikasterit të Ekonomisë ka thënë se është bërë një gabim gjatë procesit.

“Mendoj që është bërë një gabim gjatë procesit, sepse gjatë dëgjimeve buxhetore jemi dakorduar për disa projekte, por, janë hequr duke ju dhënë rëndësi buxhetit për shpronësime, por, nevoja për shpronësime nuk është mbi 7.3 milionë euro, duke pas parasysh se këtë vit janë alokuar mjetet, duke e pas parasysh këtë alokim, atëherë konsideroj, atëherë siç jemi marrë gjatë dëgjimeve, të hyjnë në buxhet edhe këto projekte”, shtoi ai, duke thënë se për këtë ka edhe marrëveshje ndërkombëtare.

“Janë disa projekte për të cilat kemi marrëveshje ndërkombëtare, disa projekte që i kemi me bashkëfinancim të natyrave të ndryshme, duke pas këto parasysh propozoj për çështje të procedurë, projekti për shpronësimet nga vlera aktuale të shkurtohet”, tha ai.

Ky propozim i tij është miratuar me dy abstenime. Në këtë votim kanë abstenuar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

PostAdssFotoja e reklamës