Kështu e arsyeton kryeministri Hoti, shuarjen e Task Forcës

71
Advertisement

Kryeministri e Kosovës, Avdullah Hoti ka folur përsëri për shuarjen e task forcës në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se task forca ishte jo kushtetuese, prandaj edhe është vendosur për mbylljen e saj.

Advertisement

Sipas tij me këtë vendim është kthyer ligjshmëria në çdo aspekt.

“Ajo që duhet të bëjë Qeveria është të vejë në funksion gjitha kapacitetet e veta, sipas nevojave që ka Prokuroria. E dyta Eulex-it i ka ndërruar mandati. Atë që kemi bërë ne me këtë vendim, është kthimi i ligjshmërisë në çdo aspekt. Është më se e qartë që krejt Policia, është në dispozicion të Prokurorisë, jo me vendim të qeverisë, por sipas ligjit. Plani jonë është i qartë se kah do të lëvizim më tutje, në bazë të ligjit sigurisht”, ka thënë ai.

Duke iu përgjigjur ish-ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, Hoti ka thënë: “A mundet Qeveria t’i kërkoj Prokurorisë të ndërtoj një strukturë? Në pikën e dytë të atij vendimi thuhet se Qeveria përcakton edhe numrin e prokurorëve. A di çka ka mungu në këtë vendim, vetëm edhe emri i prokurorëve, vetëm kaq. E tash çka po bëjmë ne, po e bëjmë organogramin e ri të Policisë sipas ligjit. Me Policiinë po merremi. Me bo një strukturë organizative sipas ligjit, ndërkohë Task Forca me gjitha çështjet që i ka në shqyrtim vazhdon e pa penguar”.

PostAdssFotoja e reklamës