-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Kërkoj drejtësi për civilët e vrarë në Kosovë, gratë e dhunuara dhe masakrat e kryera nga serbët

Ka përfunduar seanca e dytë gjyqësore në Hagë ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Nga Dhomat e Specializuara Mustafës i është kërkuar të vetëdeklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat që i ngarkohen, ku ai tha se lufta e UÇK-së ishte e drejt dhe për liri dhe se ai është i pafajshëm.

Gjyqtari në fund të seancës u konsultua me prokurorinë dhe avokatin për caktimin e seancës së ardhshme.

Prokurori propozoi që seanca e ardhshme të mbahet në muajin dhjetor, ndërkaq edhe mbrojtja u pajtua më këtë, duke shtuar se seanca do të ishte mirë të mos bëhej para datës 9 dhjetor, apo më 16 dhjetor.

Ish-epror në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm në sallën e gjyqit në Hagë, për të gjitha pikat me të cilat akuzohet.

Para se të deklarohet i fajshëm apo i pafajshëm, Mustafa ka bërë një deklaratë për gjykatës së procedurës paraprake, përmes se cilës kërkoi që të hetohen, siç tha ai, krimet serbe të kryera ndaj civilëve shqiptar në Kosovë.

Në Speciale Salih Mustafa, i njohur si komandant Cali ka përmendur gratë e dhunuara dhe masakrat e serbëve ndaj civilëve shqiptar në Kosovë.

Ndër të tjera, Mustafa tha se ende nuk e ka pranuar aktakuzën e pa censuruar.

“Duke shpresuar që kjo gjykatë do të prodhojë drejtësi dhe vetëm drejtësi, edhe pse ende nuk e kam marrë aktakuzën e pa censuruar dhe të gjitha shkresat e lëndës ju siguroj zotëri gjykatës se në këtë betejë time ligjore me prokurorinë para kësaj gjykate, në çdo rast dhe çdo herë do ta përdori të vërtetën për të vërtetën dhe të drejtën. Sot jam i gatshëm të deklarohem për fajësinë apo pafajësinë time”, tha ai.

E para se të bëjë deklarimi ne tij, Salih Mustafa kërkoi nga gjykatësi që ta lejojë të bëjë një deklaratë, ku ndër të tjera tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë bande terroriste.

“Duke dashur të besoj se këto Dhoma të Specializuara nuk do të influencohen nga politika, qoftë vendore apo ndërkombëtare, por as nga interesa për qerime hesapesh të individëve apo grupe të interesat, duke dëshiruar që këtë gjykatë armiqtë e shtetit tim nuk do të mund ta përdorin kundër Republikës sime dhe qytetarëve të saj, duke i përbuzur ata individ apo grupe individësh, qofshin ata vendor apo ndërkombëtar që për interesa të ngushta pulitke, pasuria, apo interesa tjera të ulëta, po godasin themelet e lirisë sonë, luftën e drejtë të UÇK-së, dhe po tentojnë t’i kryqëzojnë luftëtarët e lirisë, përderisa lakmia dhe interesat e ngushta u kanë trubulluar mendjet, sytë ua kanë verbuar nga urrejtja dhe inatet, e shpirtin ua kanë shitur djallit. Për këtë kategori nuk po gjej fjalë adekuate e shpirtërore për të shprehur, sesa fjalët hyjnore të Jezu Krishtit, në momentin kryqëzimit kur thotë: fali o Zot se nuk po e dinë çfarë po bëjnë”, tha Mustafa para gjykatës.

Aty, Mustafa tha se lufta e UÇK-së për liri ishte e drejtë dhe e domosdoshme për shkak të okupimit të gjatë fashist me përmasa gjenocidiale të Sllobodan Millosheviqit.

Ai kërkoi drejtësi për mijëra gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

“Shfrytëzoj rasti që nga kjo gjykatore t’i bëj thirrje, deputetëve të Parlamentit Evropian, deputetëve të Kosovës, politikanëve vendimmarrës të shteteve evropiane, politikanëve të Kosovës, si dhe drejtësisë evropiane, që të zgjojë ndërgjegjen njerëzore, demokratike e humanitare, që kësaj Gjykate Speciale selektive, që në analet e drejtësisë ndërkombëtare, është e panjohur, t’ia zgjerojë kompetencat, për të hetuar e gjykuar e për të dhënë drejtësi, edhe për 1300 fëmijë të vrarë e të masakruar, 16 mijë viktima civile, për afër 20 mijë motra e nëna tona të dhunuara e të abuzuara seksualisht, për kthimin dhe gjetjen e 1500 bashkëqytetareve të mijë që janë të zhdukur, për qindra varreza të zbuluara nga Beogradi deri në Rashkë, për masakra të ndodhura anë e kënd Kosovës dhe për dëmet kolosale materiale të shkaktuara mbi ekonomitë familjarë dhe ekonominë shoqërore, të cilat i shkaktoi okupatori fashis i Serbisë, sepse jam i bindur se pajtimi i popujve nuk arrihet duke ja mprehur shpatat xhelatëve, e viktimat duke i viktimizuar edhe për së vdekuri”, tha Mustafa.

Mustafa akuzohet për veprat penale si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, e për të gjitha këto pika ai sot u deklarua i pafajshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img