1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Shqiptarët në Ballkan, të defaktorizuar

Mungesa e unitetit të faktorit politik shqiptar në Ballkan ka bërë që shqiptarët e ndarë në pesë shtete të jetojnë të defaktorizuar. Politikanët dhe analistët nga Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe nga Kosova thonë se vetëm uniteti forcon kombin. Megjithatë më së keqi, sipas tyre, jetojnë shqiptarët në Serbi
Partitë politike shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës po vazhdojnë të funksionojnë të ndara derisa situata e tanishme politike dhe ajo e sigurisë në këto shtete nuk është fare e lakmueshme, shkruan “Zëri”.
Kështu së paku kanë deklaruar përfaqësuesit e shqiptarëve të ndarë në këto shtete, të cilët kanë thënë se partitë përfaqësuese duhet të bien në ujdi për t’u faktorizuar si shqiptarë. E gjithashtu një pjesë të fajit për këto thyerje ndërvëllazërore i kanë edhe dy shtetet “amë”, Kosova dhe Shqipëria, të cilat nuk kanë bërë sa duhet ose hiç për pakicat shqiptare në këto tri shtete.
Nga ana tjetër, analistët politikë në Maqedoni mbeten skeptikë nëse do të arrihet unifikimi. Ata thonë se shqiptarët, të cilët banojnë në këtë shtet, tashmë janë tërësisht të zhgënjyer. Pavarësisht këtyre, analistët politikë nga Kosova vlerësojnë se shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më mirë sesa që janë sot, duke përjashtuar këtu shqiptarët në Serbi, të cilët aktualisht janë në një situatë mjaft të vështirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img