Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Selim Selimi, në një konferencë për media bashkë më avokatët shtetëror të Kosovës ka njoftuar për rastet që Kosova i ka fituar nëpër gjykata e ku i janë shpëtuar shtetit miliona euro.
Advertisement
Megjithatë Selimi ka treguar se aktualisht Kosova nëpër arbitrazhe i ka të rrezikuara 300 milionë euro dhe se kanë angazhuar edhe kompania të huaja për mbrojtje, raporton Gazeta Express.
“Kosova aktualisht nëpër arbitrazhe i ka të rrezikuara 300 milionë euro. Shumë prej këtyre rasteve i kemi fituar, disa janë në proces. Kemi angazhuar edhe kompania të huaja për të na mbrojtur”, ka thënë ministri.
Gjithashtu në këtë konferencë është bërë e ditur që javën e ardhshme Kosova do të ketë përballje në gjykatë edhe për një kontest tjetër e ku pritet që të shpëtohen 10 milionë euro.
Të pyetur për rastin e Telekomit, avokati shtetëror ka treguar se është rast kur është paditur direkt Telekomin dhe jo Qeverinë e Kosovës, teksa ka dhënë shpjegime që Kosova aktualisht nuk ka humbur asnjë rast në Arbitrazh.
PostAdss