-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj: Do të rrisim kontrollet për zbatimin e masave anti-COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se situata me pandeminë nuk po shkon mirë, por që po mundohen ta menaxhojnë mirë. Ai ka thënë se do rrisin kontrollet edhe në institucionet lokale dhe qendrore.

Ai këto deklarime i ka bërë pas takimit me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, të Asociacionit të Komunave të Kosovës, inspektoratet qendrore dhe lokale, koordinatorët rajonalë dhe akterë të tjerë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Ai ka thënë se janë në koordinim me institucionet qendrore dhe lokale për ta parë nëse është e nevojshme shtimi i masave dhe kufizimi.

“Angazhimi do të jetë më permanent dhe mirë i dakorduar. Do të kemi harmonizim dhe rritje të kontrolleve në shumë drejtime por duke filluar  edhe në institucione lokale dhe qendrore dhe do ta shohim nëse ka nevojë për masa shtesa dhe kufizime. Situata epidemiologjike nuk po shkon mirë dhe ne po mundohemi që ta ulim dhe ta menaxhojmë mirë. Kërkesa jonë do të jetë edhe për policinë dhe inspektorët që të vazhdojnë edhe më tutje.  Do t’i kemi edhe stafin që janë punësuar mbi 400 punëtorë shëndetësor”, tha Zemaj, transmeton EO.

“Kërkesa jonë do të jetë edhe përkrahje për logjistikë edhe për inspektorët edhe për policët. Tash e presim edhe kontingjentin e ri të 450 policëve. Ata do të jenë të angazhuar edhe si pjesë ndihmëse e zbatueshmërisë së masave”, tha ai.

“Po e shihni se interesimi jonë është parandalimi i kësaj situate dhe në momentin që kemi shtrirje, atëherë duhet të ndërmarrim masa. E keni parë identifikimet dhe e keni parë që Prishtina po prin me raste”, tha Zemaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img