Ekskluzive: Bllokohen llogaritë bankare të ndërmarrjes “Trepça”, punëtorët mund të mbesin pa paga

46
Advertisement

Rimëkëmja e ndërmarrjes “Trepça”, e premtuar për 20 vite me radhë nga të gjitha partitë politike e shumë drejtues të kësaj kompanie publike, duket të jetë objektiv i largët, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Advertisement

Problemet në menaxhimin e ndërmarrjes “Trepça” vazhdojnë të mbesin të shumta pavarësisht ndërrimeve që janë bërë në bordin e kësaj ndërmarrje dhe menaxhmentin e saj.

Kjo ndërmarrje tash e disa ditë po funksionon me llogaritë bankare të bllokuara nga përmbaruesi privat.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vet kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Hysen Vrajolli, në një prononcim të shkurt për gazetën online Veriu.info.

“Po është e vërtetë që ndërmarrjes “Trepça” i janë bllokuar llogaritë tash e disa ditë nga përmbarues privat” – deklaroi Havolli për Veriu.info.

Përveç bllokimit të llogarive ndërmarrja “Trepça” ka edhe mungesë të eksplozivit për kryerjen e punimeve në minierë.

Sipas kryeshefit Havolli ndërmarrja ka pasur mungesë të eksplozivit për 5 ditë kurse tani është siguruar material i tillë duke mos e spefikuar se nga është siguruar.

Gazeta Online Veriu.info ka mësuar se ndërmarrja “Trepça” ka siguruar 2 ton eksploziv nga njësia e kësaj kompanie në veri të vendit.

Kujtojmë që Qeveria Hoti para pak ditësh ka emëruar bordin e ri të përkohshëm në krye të të cilit është vendosur sërish Sylejman Hyseni./Veriu.info/

PostAdssFotoja e reklamës