BE e mbështet fuqishëm punën e Dhomave të Specializuara dhe e konsideron punën e tyre thelbësore për përparimin e mëtejmë të Kosovës drejt BE’së.
Kështu ka thënë Josep Borell, Përfaqësuesi Lartë i BE’së i cili e mban edhe postin e Nënkryetarit të Komisionit Europian, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një europarlamentari i cili e ka përmendur aktakuzën që e ka ngritur Prokuroria Speciale në Hagë ndaj presidentit Thaçi, e që ende nuk është konfirmuar nga Gjykata.
“Kjo është një demonstrim i rëndësishëm i Kosovës ndaj sundimit të ligjit që është element kyç për përparimin e Kosovës në rrugën europiane por edhe angazhimin e përgjithshëm të BE’së në Ballkan” thuhet në përgjigje
Në përgjigjen e Borell përmendet në menyrë specifike që aktakuza është ngritur më 24 qershor dhe se ende ndodhet për shqyrtim tek gjyqtari i procedurës paraprake.
Borell ka rikujtuar se në Bruksel kanë filluar bisedimet Kosovë – Serbi duke thënë se është bërë përparim.
“Të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative për normalizimin e marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe vendimtare në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund përparojnë në rrugën europiane” thuhet në përgjigjen e deputetëve.