4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri për tregti të ndaluar dhe shpëlarje të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, si përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit, për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda.

Përmes një komunukate PK thotë se ekipi i përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda, sot kanë shënjestruar edhe një rast ri, për veprën penale “Tregti e ndaluar” nga neni 299, paragrafi 1 i KPRK-së, Shpëlarja e parave, në kundërshtim me nenin 302 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 32 të Ligjit Nr.03/L-096, për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, po ashtu paraparë edhe me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit Nr.05/L-096, për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Gjithashtu, siç njoftohet rasti i shënjestruar sot nga Prokuroria Speciale, ka pasuri të sekuestruar që konsiderohet të jetë e fituar drejtpërdrejt nga veprat penale të lartcekura.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img