4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Cilin do ta zgjidhni ndërmjet dy meshkujve: Çfarë do të bësh nëse zgjedh të gabuarin dhe të dështon dashuria e jetës sate!?

Kur dy meshkuj luftojnë për dashurinë tuaj, vetëbesimi juaj shkon deri në qiell – mirëpo mund të përfundoni në dështim të plotë

Ju veproni si një vajzë perfekte, por e mbështjellë me një vello faji. Të dy djemtë janë të veçantë, por ju nuk mund të vendosni se cili është i duhuri për ju.

Në të njëjtën kohë, ju jeni të lumtur sepse ata të bëjnë të ndihesh mirë dhe të japin vëmendje. Ju ndiheni e dëshiruar dhe e dashur.

Vërtet është e lodhshme të kesh dy partnerë njëkohësisht. Është e vështirë të kontrollosh balancën midis dy partnerëve dhe të gjesh kohë të mjaftueshme që t’u përkushtohesh të dyve, por edhe vetes.

Kur krijohen lidhje paralele, gënjeshtrat janë patjetër pjesë e lojës. Një herë e gënjeni njërin partner, pastaj tjetrin për diçka tjetër dhe kështu me radhë deri në pafundësi.

Është shumë e vështirë të gjesh rrugën tënde, nëse je e mbërthyer në gënjeshtrat tuaja. Nëse në afatin më të shkurtër të mundshëm nuk vendosni për njërin partner, me siguri do t’i shkatërroni të dy lidhjet dhe kurrë nuk do të mund t’i rikuperoni. Do të mbeteni pa dashuri, të vetmuara e të mërzitura.

Këto situata të komplikuara janë shumë konfuze, dhe për fat të keq, dikush do të lëndohet. Bëni më të mirën për veten dhe zgjidhni atë të duhurin.

Mendoni se si do të ndiheni ju kur jeni me njërën prej tyre. Me cilin dëshironi të kaloni më shumë kohë? Me cilin ndiheni më e plotësuar? Cili është më i kujdesshëm ndaj jush? Cili ju tërheq më shumë seksualisht? Për cilin ju dridhen gjunjët dhe ju rrah zemra më shumë?

Dhe – sa më parë merrni vendimin! Mos lejoni të bëhet vonë…

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img