4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tomë Gashi: Persona të caktuar që kanë njohuri për vrasjen e Astrit Deharit po paraqiten në zyrën time

Avokati Tomë Gashi, në një konferencë për media së bashku me prindërit e Astrit Deharit, ka thënë se janë paraqitur disa perona që kanë informacione rreth vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Gashit deri më tani në zyrën e tij është paraqitur edhe një avokat i cili në ditën kritike ka qenë prezent në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Është një risi që persona të caktuar janë duke u lajmëruar në zyrën time për të dhënë informata shtesë për atë se çfarë ata dinë për vrasjen e Astrit Deharit. Deri më tani është lajmëruar edhe një avokat i cili në ditën kritike me 5 nëntor 2016 ka qenë në qendrën e paraburgimit në Prizren, ai ka deklaruar po ka qenë i frikësuar se ka pasur gjëra jo të zakonshme… Kemi edhe një person tjetër që ka njohuri të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Astrit Deharit”, ka thënë Gashi.

Avokati tutje ka shtuar se para dy jave është bërë një rikonstruktim i vendit të ngjarjes, aty ku është vra Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Gashi ka bërë të ditur se nesër dhe pasnesër në Kosovë do të vijnë edhe ekspertët zviceran.

“Ne i besojmë ekspertizës së ekspertëve të mjekësisë ligjorë në Zvicër. Nesër dhe pasnesër ata do të jenë në Prishtinë dhe do të japin sqarime të nevojshme.
Ata në tërësi edhe në ekspertizat e shkruara që i kemi parë vitin e kaluar e kanë sqaruar se teoria e vetëvrasjes së Astrit Deharit është eliminuar krejtësisht dje është vërtetuar pjesëmarrja e personave të tretë në vrasjen e Astrit Deharit”, shtoi Gashi.

Gashi theksoi se Prokuroria Speciale me qëllim është duke e zvarritur këtë rast, sepse sipas tij deri më tani nuk janë njoftuar se a kanë nxjerrë Prokuroria ndonjë vendim për zhvillim të hetimeve për zbulimin e vrasësve të Astrit Deharit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img