4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shuarja e task-forcës kundër korrupsionit, nga shoqëria civile po lidhet me hetimet që po bënte ajo

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënën mbrëma, ka votuar për të shuar Departamentin Special Antikorrupsion, i cili funksiononte në kuadër të Prokurorisë Speciale. Për shuarjen e këtij departamenti, në të cilin u investuan dhjetëra miliona euro nga ndërkombëtarët, kritika të forta ka dhënë shoqëria civile. Sipas tyre, task-forca kundër korrupsionit u shua pa analizë dhe në kohën kur kishte nisur të hetonte bashkë partiakët e kryeministrit Avdullah Hoti, e anëtarë të tjerë të qeverisë.

Kosova ka mbetur pa Departamentin Special Antikorrupsion, që funksiononte në kuadër të Prokurorisë Speciale.

Departamenti i krijuar në vitin 2010, e që mori lëvdata nga vendorët e ndërkombëtarët, u shua të hënën mbrëma, me një votim në mbledhjen e Qeverisë.

Vetëm disa orë, para se të bëhej shuarja e këtij departamenti, për të fjalë të mira kishte EULEX-i, që kërkonte që ai të fuqizohej.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se në një shtet normal, nuk duhej të shuheshin mekanizma të tillë brenda natës, pa analizat e duhura.

“Qëllimi kryesor ka qenë se kjo taskforcë ka qenë duke hetuar bashkë partiak të zotit Hoti, bashkë partiak të AAK-së, Nismës, flasim për raste shumë të mëdha, që në bazë të informatave që kemi pasur, këtë javë ka pasur të ndodhin edhe arrestime të profilit të lartë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ehat Miftaraj.

Miftaraj thotë se ky departament ishte prej të paktëve që kishte treguar rezultate.

“Ka qenë ndër të paktat që ka pas pak integritet dhe ka pas rezultate. Nuk duhet të harruar, kjo taskforcë e ka hetuar Lutfi Hazirin, që ka përfunduar në aktakuzë që është hedhur në pas nga Gjykata, kjo taskforcë ka hetuar djemtë e Isa Mustafës. Kjo taskforcë ka hetuar Pal Lekajn, kjo taskforcë ka qenë duke i hetuar përfaqësuesit e lart të Nismës, ka qenë duke hetuar rastet që shkojnë me dhjetëra miliona euro”, shton më tej Miftaraj.

E Genc Nimoni nga Organizata Çohu thotë se një dokument nga rishikimi funksional i punës së departamentit, nuk rekomandon mbylljen e tij.

“E kemi atje një dokument atje nga rishikimi funksional, i cili nuk rekomandon mbylljen e kësaj zyre, përkundrazi çmon punën e saj dhe gjithashtu jep disa rekomandime se si duhet tutje të avancohet puna e kësaj taskforce”, deklaroi më tej Genc Nimoni.

Në nismën e tij për shfuqizimin e kësaj task-force, kryeministri Hoti nuk kishte pas vetes edhe gjithë kabinetin qeveritar. Para se të ndodhte votimi, kritika kishte ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili tha se para mbylljes duhet të bëhen analiza. /RTV Dukagjini

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img