Një numër i klientëve të Apple po zbulojnë se porositë e tyre iPhone 12 kanë filluar dërgimin, por ndërsa raportet e dorëzimit tregojnë se porositë janë në rrugën e tyre, vetë dërgesat nuk ka gjasa të ndodhin përpara datës së lëshimit të Apple, pra 23 tetor.
Pas hapjes së porosive të enjten, Apple është përmbytur me porosi për dy nga telefonat e saj të vitit 2020. Shitjet e iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro filluan më 16 tetor.
iPhone tracking already up if you got UPS my choice pic.twitter.com/V7uOU9BnSq
— ً (@PhoneDaPosites) October 18, 2020
Disa klientë të Apple që kanë kontrolluar shërbimin e dërgesave UPS dhe kanë zbuluar se aty shënonte “In Transit” në destinacionin e tyre. Por ajo nuk ofronte kohën kur do të bëhet dorëzimi i produktit.
Vetëm dy modele të iPhone janë vendosur për para-porosi deri më tani, me iPhone 12 Mini dhe iPhone 12 Pro Max parashihet të vihen në dispozicion për tu porositur nga 6 nëntori, me datën e lançimit 13 nëntor.