Partisë së Albin Kurtit nuk i ka pëlqyer deklarata e mbrëmshme e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për liderin e tyre.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur disa kritika për veprimtarinë e Kurtit gjatë kohës së luftës.
Ai ka thënë se Kurti ka kënduar te Serbia “si bylbyl”, e njejtë thotë se vepron edhe sot.
“E di se mund të jetë i shqetësuar se e vërteta del në shesh por do të ndihet i turpëruar dhe para fëmijëve të vetë. Ai e di. Albin Kurti ka kënduar te Serbia si bylbyl, këndon edhe sot. Ai e di shumë mirë se kur unë jam dënuar nga Serbia me 20 vjet burg ai ka dëgjuar “Bjello Dugmën” në Beograd. Ka marrë pjesë në koncertet e tyre”, deklaroi mbrëmë Thaçi.
Këtyre deklarimeve të presidentit i kanë reaguar në Vetëvendosje.
Anëtari i kësaj partie, Enver Dugolli shkruan se sa herë Hashim Thaçi mundohet të vë njolla në personalitetin dhe aktivitetin atdhetar e shtetëror të Albinit Kurtit, mbështetja për Kurtin rritet.
“Askush më nuk i beson Gjarprit! Si zakonisht ai vazhdon të shpif për Albinin edhe për përiudhen e burgut, por askush s’i beson. E vërteta për qëndresën e Albinit në burg, është një horizont i pakapshëm për Hashimin.
Hasha ligështohet edhe sot kur përballët me Vuçiçin, e lere më të ishte në vend të Albinit. Ndërsa Albini nuk u mposht e nuk u tremb në burg, e lëre më në liri. Albini ka shumë shokë sepse kurr nuk e braktisi idealin për liri e shtet të së drejtës. Ndërsa Hashimi nuk ka më shokë, sepse e braktisi idealin dhe i humbi edhe ata shokë që i kishte”, ka shkruar Dugolli.