Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar pas takimit që ka pasur me të deleguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Hoti ka thënë se kanë garancitë nga partnerët ndërkombëtarë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
“Asociacioni është temë e mbyllur në marrëveshjen e vitit 2013. I kemi të gjitha garancitë e partnerëve ndërkombëtar se ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Kur jemi ulur në tavolinë të parën e kemi hequr idenë për shkëmbimin e territoreve. Sot askush nuk flet për këtë temë, dhe se nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive, Nuk kam ndërruar mendje, nuk i nënshtrohem presionit”, tha ai.
Ndryshe, Lajçak është duke qëndruar në një vizitë në Kosovë, ku pritet të zhvilloi takime me udhëheqësit e shtetit dhe disa liderë politikë.