Nga 14 tetori ky shtet mbyll restorantet, baret dhe shkollat

135
Advertisement

Nga nesër, datë 14 tetor, Republika Çeke shtrëngon masat kufizuese kundër koronavirusit.

Advertisement

Ky vend, në javët e fundit, ka regjistruar rritjen më të shpejtë të rasteve në Evropë, për kokë banori.

Mbrëmjen e së hënës, Qeveria çeke njoftoi se, nga 14 tetori, të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor.

Të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online.

PostAdssFotoja e reklamës