Paketa 365 milionë euroshe – e zvarritur për injektim real të ekonomisë së Kosovës

46
Advertisement

Aleanca Kosovare e Bizneseve e mirëpret votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në vlerë 365 milione euro si injektim i vetëm dhe konkret për sektorin privat.

Advertisement

AKB-ja e vlerëson si hap të zvarritur të deputetëve të Kuvendit të Koosvës të cilët sot votuan këtë Projektligj pas tentativës së Qeverisë së Koosvës për të shtatën herë duke e kuptuar më në fund rëndësinë e mbështetjes së ekonomise, qytetarëve, bizneseve dhe prodhuesve vendorë, por edhe rrezikun për stabilitetin makrofiskal, duke i rrezikuar edhe vetë pagat e sektorit publik.

Ekonomia e Koosvës po kalon nëpër sfidat e kohës së pandemisë ekonomike, për te cilën po e rëndon edhe më shumë pandemia politike e cila e ka përgjegjësinë kryesore për të siguruar mirëqenie për qytetarë dhe biznese duke miratuar ligje për rimëkëmbje të ekonomisë dhe zhvillimit të saj pa hezitim e ngarkesa politike qe po e shkatërrojnë ekonominë, prodhimin dhe eksportin dhe duke rritur papunësinë në vend.

AKB-ja shpreson se tejkalimi i pandemisë politike është mundësi reale për miratimin dhe ratifikimin e ligjeve në të mirë të ekonomisë dhe prodhuesve vendorë.

PostAdssFotoja e reklamës