Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se Qeveria nuk do ta sjellë kurrë në Kuvend një projektligj që ia kufizon monopolin Devollëve.
Advertisement
Aliu ka thënë se kompania e Devollëve ka lobuar shumë që projektligji që u propozua në Kuvend nga LVV të mos miratohet. Këtë thotë se e ka bërë edhe brenda grupit parlamentar të këtij subjekti politik.
“Kompania ka lobu dhe atë e kemi pa edhe brenda grupit tone parlamentar. Ata kanë dashtë me e parandalu këtë ligj që ia ndalon asaj 4 milionë euro të hyra në vit”, ka thënë Aliu.
Sipas tij, Qeveria nuk guxon të flas kur është çështja e Devollëve, ndërsa ka thënë se Devollët në Kosovë janë më të fortë se shteti dhe i diktojnë politikat e ekzekutivit.
“Qeveria nuk ka me sjellë këtë ligj, sepse nuk guxon me ia cenu monopolin Devollit. Njëjtë e patëm edhe te çështja e qumështit pluhur. Kur bëhet fjalë për Devollin, Qeveria nuk guxon me fol. Kujtojmë që Devolli e ka monopolin edhe në teste… Shteti ynë, Qeveria jonë është e nënshtruar ndaj Devollit. Tk ne, Devolli është më i forte se shteti; te ne, Devolli e dikton politikën e shtetit”, ka thënë Aliu.
PostAdss