“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandesi do të përballen të dielën (11 tetor) me Slloveninë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në ora 20:45.
Lojtarët e grumbulluar për këtë ndeshje janë testuar për COVID-19, siç e do protokolli dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.
Kjo do të thotë që të gjithë do të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme.
Kosova në ndeshje me Slloveninë do ta kërkojë fitoren e parë në grupe, pasi aktualisht kanë vetëm një pikë nga dy ndeshje.
Kosova e nisi me barazim (1-1) kundër Moldavisë e më pas erdhi humbja nga Greqia (2-1) në Prishtinë.
Në grupin 3, të Ligës C, Greqia është lider me 4 pikë, po aq sa Greqia, ndërsa Kosova dhe Moldavia kanë nga një pikë.