2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Replika të ashpra në Kuvend, Zemaj thotë se deputetja Mulhaxha-Kollçaku ka marrë shtesa pa dhënë kontribut gjatë pandemisë

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, mes ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Përplasja mes tyre ndodhi pasi që deputetja Fatmire Mulhaxha- Kollçaku kritikoi ministrin e Shëndetësisë për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Pas kritikave të deputetes, ministri Zemaj reagoi duke thënë se deputetja e LVV-së ka marrë shtesa pa punuar fare.

“Tregoju qytetarëve a ke marrë shtesë gjoja ke kontribuar në luftën ndaj pandemisë COVID-19. Ti trego sa ditë ke dhënë kontribut, shëtitesh nëpër Stamboll gjatë pandemisë,  a ki përgjigje? Hajde përgjigju a ke marrë shtesë pa asnjë ditë kontribut. Nuk të ka hije”, ka thënë Zemaj.

Menjëherë pas fjalimit të Zemajt, ka replikuar deputetja Mulhaxha –Kollçaku e cila mohoi akuzat e ministrit.

“Shko informohu, e ke gënjyer publikun. Turp është për një ministër, deklaroj publikisht se janë dëshmitë në institutin e Pejës sa kam punuar. Kam punuar dhe e kam merituar çdo centë. Kërkoj këtu që ky ministër të kërkoj falje publikisht, pasi të merr konstatimin se ku kam punuar, turp për ty po gënjen”, ka deklaruar ajo.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar rreth orës 12:00 dhe është duke u shoqëruar me përplasje të ashpra mes partive në pozitë dhe opozitë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img