Agim Ademi ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në Facebook për ndeshjen që Kosova do ta luajë përballë Maqedonisë së Veriut.
Përfaqësuesja jonë do të luajë në Shkup ndaj shteti tonë fqinj në takimin që fillon në ora 20:45.
Ademi ka thënë se janë të motivuar dhe të bashkuar për realizimin e asaj që nesër do të quhet historike.
“Dita e shumëpritur erdhi! Të motivuar e të bashkuar në realizimin e asaj që nesër do të quhet HISTORIKE!”, ka shkruar kreu i FFK-së në Facebook.
Skuadra fituese do të zhvillojë edhe një finale të ‘play-offi’ kundër fituesit të përballjes tjetër që zhvillohet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.