2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Qytetarët nuk mund të pajisen me letërnjoftim deri në dhjetor

Furnizimi me material për prodhimin e letërnjoftimeve pritet të bëhet në fillim të muajit dhjetor. Deri atëherë, qytetarët e Kosovës nuk mund të pajisen me dokumentin e tyre të identifikimit, si pasojë e mungesës së këtij materiali. Komunat e Kosovës kanë mungesë të materialit për të prodhuar letërnjoftim që prej muajit gusht.

Në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ministri i Brendshëm ka thënë se materiali në fjalë duhet të posedojë elemente të larta të sigurisë, andaj sipas tij procedurat për prodhimin e tij kërkojnë më shumë kohë.

“Me ligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2020 janë ndarë 300 mijë euro ku Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke zhvilluar të gjitha procedurat që në afat sa më të shkurtë kohor të furnizohet me material për letërnjoftim. Për njoftimin tuaj, ky material është shumë sensitiv dhe duhet të posedojë elemente të larta të sigurisë prandaj edhe procedurat për prodhimin e këtij materiali marrin kohë. Kjo procedurë besojmë se do të përfundojë në javën e parë të muajit dhjetor ku pritet të bëhet edhe furnizimi me material të nevojshëm për prodhimin e letërnjoftimeve”, tha Veliu.

Deklarata e Veliut erdhi pas pyetjes së deputetit Sejdi Hoxha, i cili tutje tha se po bëhet diskriminim ndaj qytetarëve që aplikojnë për letërnjoftim.

“Qytetarët të cilët aplikojnë të marrin letërnjoftimin brenda 24 orëve, me një tarifë shtesë që ata e paguajnë, ata po kanë mundësi me marrë letërnjoftimin, ndërsa qytetarët të cilët nuk kanë kushte të mira dhe po shkojnë në formë të rregullt po aplikojnë për letërnjoftim ata nuk po kanë mundësi me marrë dokumentin e udhëtimit. Kjo flet për një diskriminim që bëhet për të pasurit brenda 24 orëve, ndërsa për të tjerët nuk ka material”, tha ai.

Por sipas Veliut, rastet kur qytetarët pajisjen me letërnjoftim me procedurë të përshpejtuar janë vetëm kur kanë nevoja shëndetësore ose të tjera çështje urgjente.

“Ka raste kur qytetarët marrin letërnjoftime në procedurë urgjente, mirëpo këto janë atëherë kur qytetarët kanë nevoja të ndryshme shëndetësore dhe nevoja urgjente që të pajisen me dokumente, përndryshe nuk ka ndonjë diskriminim, në bazë të informacioneve që unë posedoj”, tha ai.

Ministri i Brendshëm ka thënë se në qershor të vitit 2019 kanë kërkuar buxhet nga Ministria e Financave, për dokumente, por që nuk është bërë ndarja e buxhetit.

Gjithashtu, ai shtoi se MPB kërkesë për buxhet shtesë kanë bërë edhe në muajin shkurt, por nuk është aprovuar./KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img