Eskalon situata: Armenia sulmon naftësjellësin që kalon nëpër Turqi e Gjeorgji

77
Advertisement

Prokurorët azerë kanë thënë se forcat armene të martën kanë kryer një sulm me raketë ndaj naftësjellësit që kalon nëpër qytetet Baku të Azerbajxhanit, Tbilisi të Gjeorgjisë dhe Ceyhan të Turqisë.

Advertisement

Sipas prokurorëve, sulmi është nisur rreth orës 9 të mbrëmjes së të martës sipas kohës lokale në pjesën e naftësjellësit në Yevlah, por është parandaluar nga ushtria e Azerbajxhanit, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Përmes këtij naftësjellësi transportohet nafta e papërpunuar që burimin e ka kryesisht në fushën Azeri-Chirag-Guneshli. Naftësjellësi kalon nëpër territoret e Azerbajxhanit, Gjeorgjisë dhe Turqisë, deri në bregdetin e Mesdheut në jug të Turqisë.

Azerbajxhani tha se ky është një sulm terrorist ndaj një naftësjellësi që ka rol të rëndësishëm në sigurinë energjetike të Evropës.

Pse po luftojnë Armenia dhe Azerbajxhani?

Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në shpërbërjen e tij më 1991.

Për katër dekada, këto dy shtete të vogla janë në konflikt të pazgjidhur për rajonin Nagorno-Karabak, i cili nga komuniteti ndërkombëtar njihet si territor i Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenët.

Para këtij viti, tensionet ishin rritur edhe në vitin 2016, kur forcat e të dyja vendeve ishin përleshur për katër ditë me radhë.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është përpjekur për një kohë të gjatë që të gjejë një zgjidhje për këtë mosmarrëveshje duke e formuar Grupin e Minskut, të përbërë nga diplomatët francezë, rusë dhe amerikanë, me qëllim të arritjes së një armëpushimi të qëndrueshëm.

PostAdssFotoja e reklamës