1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, Abrashi: Nuk është biseduar për zgjerim të koalicionit

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Anëtari i kryesisë, Arban Abrashi ka thënë se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike, transmeton Telegrafi.

“Ka qene mbledhje e rregullt është diskutuar për zhvillimet e fundit, ka fjalë të mira për Qeverinë, është përshëndetur përafrimi i raporteve me SHBA-në. Nuk ka pasur temë të nxehtë”, ka thënë ai para mediave.

Abrashi bëri të ditur se në takim nuk është diskutuar për zgjerim të koalicionit qeverisës.

Kurse, sa i përket deklaratës së kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, që Qeveria Hoti nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor, Abrashi pohoi se qeveria është duke bërë punë të mirë.

“Qeveria po bën punë të mirë, deputetët e kanë formuar Qeverinë, është interes i joni që kjo qeveri të zgjatë sa më shumë”, theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img