4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vetëvendosje: Një qeveri normale nuk do t’i lejonte veprimet e Listës ‘Srpska’

Bojkotimi i institucioneve për herë të dytë brenda një kohë të shkurtër nga ana e Listës Serbe, tregon se sa e pafuqishme është qeveria Mustafa.
Të paktën kështu vlerësojnë në subjektin më të madh opozitar në vend.
Kjo qeveri, sipas zyrtarëve, të Vetëvendosjes, i është nënshtruar këtij subjekti prej fillimit.
“Një qeveri normale nuk do të duhej t’i lejonte këto veprime, sikurse një qeveri normale do të duhej të kishte përputhje programore e besim reciprok, e jo gjuhë shantazhi e përplasje interesash mes partnerëve. Qeveria aktuale është e pafuqishme, është servile, e nënshtruar, dhe e dobët”, ka thënë për ‘Indeksonline’ Teuta Rrusta, koordinatore në Lëvizjen Vetëvendosje.
Qeveria, tani sipas saj, nuk e ka shumicën dhe ky veprim i listës serbe mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme
“Zgjedhjet e parakohshme do të duhej të ndodhnin prej se kjo qeveri shkeli 23 herë Kushtetutën me rastin e Zajednicës, prej se u argumentua se me versionin e demarkacionit që e impononte, po i falte 8200 hektarë tokë Malit të Zi. Sigurisht që edhe ky veprim mund ta çojë vendin në zgjedhje, meqë qeveria tashmë nuk e ka as shumicën”, ka shtuar Rrusta.
Ajo druan se qeveria mund të bëjë koncesion të ri më këtë subjekt në mënyre qe të qëndrojë akoma në pushtet.
Lista Serbe e ka ngrirë aktivitetin në kuadër të institucioneve të Kosovës, pas miratimit të ligjit për Trepçën. Një ditë më parë shefi i kësaj Liste, Slavko Simiq e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese këtë ligj. Me pretekstin se ligji i dëmton interesat e qytetarëve serb të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img