1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Meka hapet për pelegrinazhin e umres, ishte e mbyllur për shtatë muaj

Meka e Arabisë Saudite të dielën doli ngadalë prej një izolimi shtatëmujor pasi pelegrinët filluan ta vizitojnë qytetin e shenjtë të myslimanëve, tani që autoritetet e larguan pjesërisht ndalimin e pelegrinazhit të umres.

Miliona myslimanë nga mbarë bota zakonisht e vizitojnë Arabinë Saudite çdo vit për t’i kryer pelegrinazhet e haxhillëkut dhe umres. Haxhillëku bëhet në kohë të caktuar të vitit, ndërsa umreja mund të bëhet në çfarëdo kohe.

Arabia Saudite, e cila ia lejoi haxhillëkun një numri të vogël të njerëzve më herët gjatë këtij viti, mori vendim që nga e diela të lejohet kryerja e umres me 30 për qind kapacitet ose nga gjashtë mijë pelegrinë në ditë.

Për myslimanët që jetojnë jashtë këtij shteti, umreja do të lejohet nga 1 nëntori, shkruan Reuters.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, pelegrinazhin e umres në Arabinë Saudite e kryen 19 milionë vizitorë.

Në mesnatë, dhjetëra pelegrinë, të cilët mbanin maska në fytyrë, u përgatitën për të hyrë në Xhaminë e Madhe në grupe të vogla. Përderisa pelegrinët silleshin rreth Qabes, zyrtarët siguroheshin që besimtarët ta mbajnë distancën mes vete.

Sipas të dhënave zyrtare, nga ky pelegrinazh Arabia Saudite në kohë normale siguron të hyra prej 12 miliardë dollarësh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img