Fatmir Seremeti, shqiptari i parë në botë me nevoja të veçanta me arritje rekorde botërore

78
Advertisement

Edhe pse konsiderohet se është shqiptari i parë në botë me aftësi të kufizuara që ka arritur rekorde botërore në sportin Goal Boll që është elita e sportit suedez, Fatmir Seremeti, asnjëherë nuk e ka pranuar se do të jetë verbëria, ajo që mund të jetë kufizim i arritjeve të suksesit të tij, por se vetëm më punë, vullnet dhe përkushtim mund t’i realizoj të gjitha planet dhe ëndrrat e tij në jetë.

Advertisement

Si fitues i shumë medaljeve ndërkombëtare të arta, të argjendta dhe të bronzta,  në lojëra Olimpike ndërkombëtare për persona me aftësi të kufizuara ( Para Lympiade), në sportin Goal Boll, për Fatmirin i cili jeton në Suedi, pikërisht në Malmo, personat me aftësi të kufizuara, e që ai më shumë dëshirë i quan persona me aftësi të ndryshme, mund të jenë Ambasadorë më të mirë për shtetin e tyre të origjinës, edhe pse sipas tij, për këtë nevojitet përkrahje, dhe që politika, institucionet dhe shoqëria, ta sheh këtë kategori si të barabartë, e jo si vlera më të ulëta.

Në një intervistë për Telegrafin, ai theksoi se e ndjen veten shumë krenar për këto të arritura, por edhe e kupton që e ka me borxh të bëjë sa më shumë, të flet dhe të aktualizoj gjendjen e bashkatdhetarëve të tij me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Së fundmi ai ka përfunduar dhe promovuar librin në gjuhën suedeze “Nga errësira në sukses”, një histori e jetës së tij, ku fillon nga marrja e lajmit për diagnozën e tij Glaukomaqë merr lajmin se do të bëhet i verbër, çfarë zgjidhje ka dhe si janë mundësitë për të pasur një jetë të pavarur dhe të suksesshme.

Telegrafi: Z. Seremeti, jeni shqiptari i parë në botë me aftësi të kufizuara , që keni arritur rekorde botërore. Na tregoni pak për rrugëtimin e suksesit tuaj, e po ashtu edhe për sfidat dhe vështirësitë që keni kaluar, deri të suksesi?

Fatmir Seremeti: Rruga ime deri të suksesi, ishte shumë e vështirë. Unë u diagnostikova me sëmundjen Glaukoma, kur isha vetëm 13 vjeç, dhe atëherë me humbën shpresat për të jetuar. Të gjitha ato ëndrra, plane dhe identiteti u shua, sikur shikimi, dhe nuk gjeja asnjë rrugëdalje. Hyra ne depresion të rëndë dhe mendoja se një jetë si i verbër nuk është jetë për të jetuar. Por, sikur jeta duket si mos më keqi, gjithmonë dal një person ose diçka, dhe ta tregon një rrugë tjetër. Unë e takova një person që punoja me arsimtarin tim në shkollë për të më edukuar se si munden të më ndihmojnë mua sa më shumë, dhe u kuptua se pasioni im i madh ishte sporti. Ajo ma mundësoj që unë të shkoj prej qytetit tim Malmö në Stockholm, dhe të provoj disa sporte që unë mundem t’i bëjë edhe pa shikim. Në këtë qytet kontaktova me sportin Goal Boll, për herë të parë. Por, më shumë kishte rëndësi se unë takova tjetër rini me të njëjtën probleme si unë, dhe për herë të parë prej kur u diagnostikova më sëmundjen time, nuk e ndjeja vetën të vetmuar. Ata vajza dhe djem, më bënë që unë të kuptoj se një jetë si i verbër, nuk do të thotë se do të jesh i vetmuar dhe se unë do të gjejë zgjidhje, dhe do të mësohem të jetoj i pavarur, dhe si individ i aftësuar. Unë si fëmijë kam pas shumë talent për sporte që merren me top, dhe prandaj u zhvillova shpejt në Goal Boll. Pas 2 viteve arrita të bëhem pjesë e kombëtares suedeze, dhe mora pjesë në kampionatin botëror në Rio De Janeiro, ku fituam, medaljen e artë. Pas këtij kampionati, jam krenar që u bëra kampion suedez 15 herë, mora pjesë në 9 kampionate evropiane, ku kam fituar 3 medalje të bronzta, dhe në 3 lojëra Paralympike, Bejing –Bronz, në Londër vendin e 8-të, dhe në Rio De Janeiro vendin e 4-të.

Telegrafi: Çka do të thotë ky sukses për ju, që jeni shqiptari i vetëm në botë i këtij lloji të sportit?

Fatmir Seremeti Nuk jam i vetëm, ka edhe shqiptarë të therë që janë pjesëmarrës në Goalball, por që nuk kanë arritur ende në të njëjtin nivel. E ndjej veten shumë krenar por edhe e kuptoj që e kam me borxh të bëjë sa më shumë, të flas dhe të aktualizoj gjendjen e bashkatdhetarëve të mi, me aftësi të kufizuara në Kosovë. Unë kam pas fat qe jam në Suedi, dhe këtu më janë hapur mundësitë që i kam tash. Me pas qenë në Kosovë, sigurisht nuk isha këtu ku jam tash me suksese.

PostAdssFotoja e reklamës