0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministrit serb të arsimit i ndalohet hyrja në Kosovë

Ministrit të Arsimit të Serbisë, Mladen Sharçeviq, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Mediat serbe kanë njoftuar se ministri serb po planifikonte të ishte i pranishëm në nisjen e vitit akademik të Universitetit serb të Prishtinës me seli në Mitrovicë, por iu refuzua hyrja.

“Nuk është hera e parë që nuk me lejojnë të hyj ne Kosovë. Për herë të katërt, më është ndaluar të hyj në territorin e Kosovës nga administrata në Prishtinë”, ka thënë Sharqeviq, transmeton Telegrafi.

Ai tha se nuk e ka të qartë pse i është refuzuar leja.

“Autoriteteve në Prishtinë, vërehet se nuk po u pëlqen që në territorin e Kosovës po mbajmë mësim në gjuhën serbe”, ka shtuar ministri i Qeverisë së Serbisë.

Ministri thotë se vizita e tij në Kosovë është e rëndësishme sidomos në kushtet e pandemisë dhe pas marrëveshjes së Uashingtonit, kur duhet të fillojë faza e njohjes së diplomave midis Serbisë dhe administratës së Kosovës.

Ky refuzim për hyrje në shtetin e Kosovës është bërë për disa arsye. Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë për Express se ministri serb nuk u lejua të hyjë në Kosovë për shkak të vazhdimit të fushatës së Serbisë për mosnjohje të Kosovës nga shtete të ndryshme të botës.

“Shkaqet e refuzimit konsistojne në arsyet se: Qeveria e Serbisë vazhdon fushatën kundër njohjes se pavarësisë së Kosovës; Qeveria e Serbisë vazhdimisht azhurnon urdhrër-arrestet ndërkombëtare per krime të pretenduara lufte në Interpol për qytetarët e Kosovës dhe ish ushtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; si dhe Qeveria e Serbisë, përkundër të drejtave të avancuara të komunitetit serb në Kosovë, vazhdimisht ndërhyn në përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës për mirë-integrimin e kësaj pakice dhe koordinimin më të mirë – në veriun e vendit”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img