Vendit për një ditë i janë shtuar edhe 54 raste të reja me koronavirus. Në total numri i të prekurve ka arritur në 15.574 raste të reja me COVID-19.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive.
E lajm i mirë na vjen sot nga IKSHPK-ja edhe sa i përket numrit të personave të shëruar nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.457.