Përpara organeve të drejtësisë, sot është dorëzuar deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi.
Arifi është paraqitur vetë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për të shkuar në vuajtje të dënimit, pasi është shpallur fajtor për mashtrim me subvencione.
Mirëpo, përkundër pretendimeve të partive opozitate se vota e Arifit konteston Qeverinë Hoti, pas s’i ka 61 vota, kjo qeveri mund të vazhdojë të udhëheq me vendin.
Kështu ka thënë për GazetaBlic drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj.
Miftaraj ka deklaruar se deputeti tashmë i dorëzuar para oganeve të drejtësië, zëvendësohet me një deptutet tjetër nga partia që ai vjen.
“Dënimi i deputetit Arifi, automatikisht pozita e tij zëvendësohet me deputet tjetër nga partia që ai vjen. Por, qeveria Hoti mund të bie vetëm nëse proces i votëbesimit dhe mosbesimit, deri në një mocion të tillë qeveria vazhdon punën. Pothuajse në vitet e fundit ka pasur vazhdimësi në qeveritë që kanë pasur mungesë të votave në Kuvend, por prapë në bazë të Kushtetueses dhe Ligjit, e vetmja mënyrë që qeveri të bie është përmes procedurave të përmendura më herët. Deri në një mocion, Qeveria mund të vazhdojë punën”, ka thënë ai.
Arifi është dënuar me mbi 1 vit burgim për mashtrim me subvencione, derisa javë më parë edhe Gjykata Kushtetuese ia vlerësoi të pabazuar një ankesë të tij për këtë çështje. Për disa muaj deputeti ka qenë në arrati.
Pikërisht votën e deputetit Arifi për votimin e Qeverisë Hoti, Lëvizja Vetëvendosje është duke e kontestuar në Gjykatën Kushtetuese.