Advertisement
Hoti ka thënë se përë këtë pikë duhet konsultime me palën shqiptare.
Kabineti qeveritar ka miratuar edhe propozim vendimin për Planifikimin dhe zbatimin e Programit për rimëkëmbje ekonomike.Masa 10, Mbështetje Financiare për Projektet dhe iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar ka thënë se buxheti synon përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi, në vlerë prej 2 milionë euro.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami shtoi se “fillimisht do të ndahen 1 milion euro”.
Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe propozim vendimin për dyfishimin e vlerave të pagesave direkte për subvencione për vitin 2020 me qëllim të zbatimit të programit për rimëkëmbje ekonomike në bujqësi.
PostAdss