2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ilaçet, me pullë fiskale. Rritet çmimi, ndryshon kontrata koncesionare

Çmimet e ilaçeve për konsumatorët pritet të rriten me 2.4 për qind, për shkak se këto produkte tani do të pajisen me pullë fiskale. Qeveria ka dërguar në Parlament projektligjin, i cili ndryshon marrëveshjen koncesionare me kompaninë “SICPA”.Sipas draftit të ri, veç alkoolit dhe cigareve, tani detyrimin për t’u paraqitur me pullë fiskale do ta kenë edhe barnat, çfarë sipas relacionit forcon kontrollin mbi këto produkte dhe mundëson gjurmueshmërinë e tyre nga prodhuesit te konsutamori përfundimtar.
Në fakt, pajisja e barnave me pullë fiskale ishte vendosur që në kontratën fillestare të koncesionit të miratuar në vitin 2011, nga qeveria e mëparshme. Por, fillimisht u parashikua një periudhë tranzitore, pasi përfshirja e barnave në sistemin e pullës ishte e vështirë teknikisht.
Ndryshimi i ri i kontratës koncesionare është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë. Në relacionin shoqërues të saj thuhet se, sistemi i ri mundëson një kontroll më të fortë mbi barnat dhe bën të mundur gjurmueshmërinë e tyre nga prodhuesi te konsumatori final, duke i mbrojtur ata nga abuzimi me cilësinë apo kontrabanda.
Sipas kontratës, për këtë shërbim qytetarët do të paguajnë një kosto shtesë prej 2.4 për qind mbi çmimin me pakicë të barnave. Në kontratën fillestare, të miratuar në vitin 2011, kostoja e koncesionit ishte parashikuar fikse: 2.3 lekë për çdo copë.
Dy vite më parë, Autoriteti i Konkurrencës i pati kërkuar qeverisë të bllokojë vendosjen e pullave fiskale mbi barnat, për shkak se kjo do të rriste koston e medikamenteve. Por Ministria e Shëndetësisë thotë se ky shërbim është i domosdoshëm për të kontrolluar tregun e ilaçeve në vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img