Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 15.333 raste nga 64.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.
IKSHPK bën të ditur se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.730.
Ndryshe, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet regjionale po trajtohen 196 pacientë prej tyre 110 të konfirmuar me coronavirus.
Në respiratorë janë duke u trajtuar 3 pacientë, me CPAP 8 dhe me oksigjeno terapi 118 të tjerë.
Ditëve të fundit kemi pasur një rënie të lakores sa i përket rasteve të reja me COVID-19 e po ashtu edhe rasteve të vdekjes.