15.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata Supreme “vulos” dënimin në rastin “Medicus”

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës i përbërë më shumicë të gjyqtarëve të EULEX-it, e ka modifikuar aktgjykimin ndaj anesteziologut në rastin “Medicus”, Sokol Hajdini dhe ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila e kishte dënuar Hajdinin me 5 vjet heqje lirie dhe më gjobë prej 2.500 eurosh. Hajdini u shpall fajtor për veprat penale: “Trafikimi me njerëz”, si dhe “Krimi i organizuar”.

Sokol Hajdini ishte shpallur fajtor për veprën penale të “Lëndimit të rëndë trupor”, që kishte ardhur si pasojë e shkatërrimit ose dobësimit të përhershëm ose të konsiderueshëm të një organi ose të pjesës së trupit të personit. Gjykata Supreme e vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në lidhje me rikualifikimin e njërës nga akuzat si lehtësim i veprës së trafikimit me njerëz nga neglizhenca e kryer në bashkëkryerje dhe i refuzoi më pastaj.
Ndërsa, Gjykata Themelore , si shkallë e parë, e kishte liruar Sokol Hajdinin nga akuza penale e “Krimit të organizuar”. Ai ishte dënuar me burgim prej 3 vjetësh, si dhe i ishte ndaluar të ushtronte profesionin e anesteziologut për periudhën prej 1 viti, duke filluar nga dita e kryerjes së plotë të dënimit me burgim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img