-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gjashtë tërmete në Shqipëri, më i forti me magnitudë 4.6 Rihter

Gjatë natës në Shqipëri janë regjistruar gjashtë lëkundje toke.

Lëkundja më e fortë ishte me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter dhe u ndje në disa zona si Tiranë, Elbasan, Durrës, etj.

Ndërkohë lëkundjet e tjera ishin të lehta me magnitudë 3, 2.9, 3.1 dhe 2.6 të cilat nuk janë ndjerë por janë kapur nga matësit e tërmeteve.

Kujtojmë që lëkundjet e tërmetit me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter kishin epiqendrën 10 kilometra në verilindje të Lushnjës dhe se këto lëkundje kishin thellësi prej 2 kilometrash.

Tërmetet po ndodhin në një epiqendër të re, ndërsa një vit më parë Shqipëria u godit nga dy tërmete të forta, njeri në 21 shtator me force 7.4 ballë me epiqendër Hamallaj dhe tjetri me forcë më të madhe më 26 nëntor me epiqendër në det përballë Durrësit që shkaktoi dhjetëra viktima dhe me mijëra banesa të shkatërruara. /TCH/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img