“Specialja” lavdëron gazetarët që nuk kryen krimin e publikimit të informatave sekrete të dosjeve

37
Advertisement

Herën e parë nga të tri në total që i panjohuri i dërgoi dosjet sekrete që thuhet të jenë dokumente nga Task Força Speciale e Hetimit dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Advertisement

Megjithatë, pasi brenda tyre kishte informata të ndjeshme sikur emra dëshmitarësh, dëshmi, adresa e numra telefoni, duke respektuar etikën e profesionalizmin dhe duke ruajtur informatat konfidençiale nuk publikoj asnjë të dhënë nga këto.

Këtë gjë e ka lavdëruar edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e çila reagoi për këto zhvillime.

“Gjatë kësaj kohe unë kam vënë re gjithashtu profesionalizmin e lavdërueshëm dhe integritetin etik të gazetarëve të Kosovës dhe komentatorëve të tjerë publikë, shumë prej të çilëve kanë folur qartë se si aktivitete të tilla minojnë sundimin e ligjit dhe kursin e drejtësisë”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

E kopjet që i posedonte Infokusi, me kërkesë të tyre i morën hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të lavdëruar gazetarët me etikë në të gjithë Kosovën të çilët nuk kanë pranuar të botojnë dokumentet që iu dhanë, si dhe numrin e madh të gazetarëve të çilët vullnetarisht na kanë dhënë dokumentet që ata morën nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së dhe kanë pranuar publikisht se pjesëmarrja në shpërndarjen e një informaçioni të tillë mund të ishte krim sipas Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në këtë reagim të ZPS-së.

PostAdssFotoja e reklamës