Delegacioni i qeverisë amerikane i kryesuar nga Emisari Special, Richard Grenell, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe kryeministren Ana Brnabic, raporton Gazeta Express.
Pas këtij takimi, presidenti serb, Aleksandër Vuciq, ka deklaruar se që nga viti 1881 Serbia nuk ka pasur marrëveshje kaq të mirë me Shtetet e Bashkuara.
“Qysh prej vitit 1881 nuk kemi pasur marrëveshje kaq të rëndësishme me Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Vuciq, raporton Tanjug.
Presidenti serb dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, janë takuar sot me drejtorin ekzekutiv të Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar Amerikan (DFC), Adam Boehler, dhe të dërguarin amerikan në dialog, Richard Grenell.
akimi u mbajt në Pallatin presidencial të Serbisë, derisa ka marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq.
Emisari Special i Presidentit Trump, Richar Grenell, i shoqëruar edhe drejtori ekzekutiv të Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC) mbrëmë janë takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Delegacioni amerikan pos Kosovës dhe Serbisë do të vizitojë edhe Greqinë dhe Izraelin.