Pak muaj më parë dolën edhe xhirime teksa ushtria serbe shëtitej nëpër fshatin kosovar Karaçevë të Kamenicës.
Advertisement
Për këtë punë ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu edhe u thirrë në interpelancë në Kuvendin e Kosovës.
Por aty Veliu përmendi një kërkesë të çuditshme që i kishte bërë KFOR-it.
Që mundësisht Ushtria Serbe të mos hyj shumë thellë në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
E këtë video të kësaj deklarate e ka shpërndarë drejtuesi i zyrës për media i Vetëvendosjes Arlind Manxhuka ku ka shkruar “Pa koment”.
“Kërkuam njëkohësisht që sipas mundësive Ushtria Serbe të mos zbres shumë poshtë vijës kufitare”, kishte deklaruar Veliu.