-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dy të vdekur dhe 79 raste të reja me COVID-19 për 24 orë në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë).

Numri total i rasteve pozitive është 15.142 raste nga 62.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img