2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Nuk ka hetim për listat e veteranëve

Nuk ka filluar asnjë hetim për akuzat e drejtuara ndaj listave të veteranëve. Edhe pse një akuzë e tillë u drejtua nga kryeministri Isa Mustafa, qeveria nuk ka kërkuar hetim të listave. Ndonëse nga veteranët po ashtu u kërkua një auditim i këtyre listave, Këshilli për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së nuk ka marrë përgjigje nga Qeveria e vendit.  Edhe prokuroria e shtetit ka vendosur të heshtë rreth listave.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se ky Këshill nuk ka ndonjë informacion se kur do të nisë hetimi i listave të veteranëve, shkruan “Zëri”.
“Ende nuk kemi marrë përgjigje nga qeveria lidhur me kërkesat tona të adresuara përmes një proteste të mbajtur dy javë më parë”, ka thënë Qeriqi.
Ai ka thënë se nuk kanë pasur asnjë kontakt me qeverinë dhe sipas tij as ndonjë përgjigje qoftë negative apo pozitive.
Qeriqi ka theksuar se do t’i drejtojnë kërkesat e tyre dhe me shkrim në adresë të institucioneve.  Ndërsa ka thënë se hetimet për listat e veteranëve do duhej të kërkoheshin nga vet kryeministri Isa Mustafa.
Por, ai thotë se realiteti që po mbizotëron në Kosovë, madje as prokuroria nuk po nis hetim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img