Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se ditëve në vijim do të bëhet gati “Spitali për Covid-19”, me 500 shtretër në Prishtinë.
Advertisement
Ai thotë që po komunikojnë me COVAX/OBSH për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19, si dhe po bëjnë veprimet e nevojshme në pajtim me situatën.
Tutje, Zemaj thotë se është shqetësuese që nuk po miratohet “Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike”.
Njoftimi i plotë:
Përderisa shtetet evropiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të virusit dhe raportojnë numër të lartë të infeksioneve me Sars Covid-19, ne po përgatitemi për çdo skenar.
Ministria e Shëndetësisë, ditëve në vijim do ta bëjë gati “Spitalin për Covid-19”, me 500 shtretër në Prishtinë.
PostAdss