6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci: Të kthehet urgjentisht vëmendja nga arsimi, shifrat janë alarmante

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, nga LVV, ka thënë se sipas raportit të sapo publikuar të Bankës Botërore një nxënës kosovar ka 5.3 vite të shkollimit të humbura.

Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosova duhet të bëjë më shumë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, sugjeron ky raport që analizon arsimin dhe shëndetësinë në 174 shtete. Dështimet në sistemin arsimor po ndikojnë në të ardhmen fëmijëve tanë dhe të gjithë shoqërisë sonë”.

Postimi i plotë i Nagavcit:

“Vëmendja duhet të kthehet urgjentisht nga arsimi, shifrat janë alarmante.

Sipas raportit të sapo publikuar të Bankës Botërore një nxënës kosovar ka 5.3 vite të shkollimit të humbura.
Një fëmijë i lindur në Kosovë sot, sipas raportit më të ri të Indeksit të Kapitalit Njerëzor, të përpiluar nga Banka Botërore me të dhëna para pandemisë, do të arrijë vetëm 57 për qind të produktivitetit të një të rrituri me arsim dhe shëndet të plotë.

Në Kosovë, një fëmijë që e fillon shkollën në moshën 4 vjeç, mund të presë që të kryejë 13.2 vite shkollim deri në moshën 18-vjeçare. Megjithatë, kur llogaritet mësimnxënia reale e fëmijëve, vitet e pritshme të shkollimit janë vetëm 7.9, pra ka një hendek të mësimnxënies prej 5.3 vitesh. Në testet e harmonizuara, nxënësit në Kosovë marrin 374 pikë në një shkallë ku 625 paraqet arritje të përparuar dhe 300 paraqet arritjen minimale.
Kosova duhet të bëjë më shumë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, sugjeron ky raport që analizon arsimin dhe shëndetësinë në 174 shtete.

Dështimet në sistemin arsimor po ndikojnë në të ardhmen fëmijëve tanë dhe të gjithë shoqërisë sonë.

Njëkohësisht me kujdesin për menaxhim të pandemisë në shkolla, duhet vullnet, dije, shumë punë, angazhim e buxhet që situata me COVID-19 të mos shpërqendroj edhe nga cilësia në mësimdhënie”, ka shkruar Nagavci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img