11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

PDK: Rasti i Karaçevës do të duhej të diskutohej në Uashington e Bruksel

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverinë pas hyrjes së trupave të ushtrisë serbe javë më parë në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Sipas kësaj partie, edhe pas këtij provokimi nga Serbia, qeveritarët nuk e kanë prishur komoditetin e tyre. Për çka thonë se do të duhej që ky incident të diskutohej në Bruksel dhe Uashington.

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se kjo parti është e shqetësuar me shkeljen flagrante të sovranitetit të Kosovës nga xhandarmëria serbe. Sipas saj, kjo neglizhencë shtetërore, Musliu tha se është rrezik për destabilizim të vendit.

“PDK edhe më shqetësues e sheh faktin se Qeveria e Kosovës dhe institucionet e sigurisë në përgjithësi nuk e kanë prishur fare komoditetin e tyre. Dhe e kanë neglizhuar, e kaluar pothuajse në heshtje këtë provokim të rëndë të Serbisë. Reagimet sporadike sa për sy e faqe të kryeministrit Hoti, ministrit Veliu dhe organeve tjera të sigurisë janë aspak profesionale dhe jo të nivelit se si duhet të reagojmë si shtet. Kemi pritur që kryeministri Hoti këtë çështje do ta ngrisë edhe në Uashington dhe Bruksel, gjë që nuk u pa e nuk u dëgjua. Po të ndodhte e kundërta, Këshillimi i Sigurimit do të mblidhej dhe do të diskutonte për këtë skandal brenda 24 orëve”, ka deklaruar Musliu.

Derisa ka kritikuar qeverinë Hoti, Musliu ka theksuar se kjo ngjarje është menaxhuar në formën më të keqe nga gjithë akterët përgjegjës për sigurinë e vendit. Ajo ka kërkuar nga institucionet që të ofrojë siguri të plotë banorëve të brezit kufitar me Serbinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img