Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka proceduar amendamentin e presidentit Hashim Thaçi lidhur me mandatin e Gjykatës Speciale tek kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në letrën që ka siguruar Telegrafi ka kërkuar nga Trendafilovas që amendamenti i propozuar t’i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese pranë Dhomave të Specializuara.
“Do t’u isha mirënjohëse nëse ky Propozim-amendament referohet pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorëve të Specializuar, për vlerësim paraprak se ndryshimi i propozuar nuk zbeh ndonjërën nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës”, thuhet në letër.