Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e pjesës “E” të autoudhësPrishtinë-Merdare (OTEJL Korridori 7).
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 09.10.2020 në ora 11:30 në objektin e Komunës së Podujevës, do të organizohet debat publik ngaMinistria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e pjesës “E” të autoudhës Prishtinë-Merdare(OTEJL Korridori 7).
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://us04web.zoom.us/j/2399942418?pwd=NkE4ZFlmQTRGd3hnOEcrbHEyYURxUT09
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.