Me dy vjet burgim për keqpërdorim detyre është dënuar Shukri Buja, ish-kryetar i Lipjanit për rastin e njohur si “Ferronikeli”.
Të akuzuarit tjerë në këtë rast janë Halit Gashi i cili është dënuar me gjashtë muaj burgim. Me gjashtë muaj burgim janë dënuar edhe Bajram Rizani dhe Edmond Rexhepi, ndërsa Hashim Vishesella është dënuar me 5 muaj burgim.
Ndërkaq Driton Avdiu, Fahri Retkoceri, Magbule Sadiku dhe Burim Kodra janë liruar nga akuza.
Të akuzuarit janë detyruar të paguajnë edhe shpenzimet e procedurës penale, Shukri Buja në shumë prej 500 euro, kurse të akuzuarit tjerë në shumë prej 100 euro.
Ndryshe, shpallja e aktgjykimit është bërë nga kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra.