Vetëvendosje publikon video, ku akuzon Hotin se i rregulloi raportet SHBA-Serbi

203
Advertisement

Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar kryeministrin Avdullah Hoti, që ka arritur t’i normalizojë marrëdhëniet e Serbisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisement

Në një video të publikuar në profilin zyrtar, LVV thotë se nga marrëveshja e Uashingtonit, Serbia mori financa, autostradë, hekurudhë, port detar, hise në liqenin e Ujmanit si dhe moratorium për njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në sferën ndërkombëtare, ndërkohë nuk u përball askund me fjalën “Republika e Kosovës”.

Postimi i plotë nga Lëvizja Vetëvendosje:

Me vizitën në Uashington dhe koncesionet që bëri z. Hoti, ai normalizoi marrëdhëniet e Serbisë me Shtetet e Bashkuara në një nivel tjetër, çfarë nuk e kemi parë më herët. Serbia mori financa, autostradë, hekurudhë, port detar, hise në liqenin e Ujmanit si dhe moratorium për njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në sferën ndërkombëtare, ndërkohë nuk u përball askund me fjalën “Republika e Kosovës”.

Zotimet e njëanshme që kryeministri i paligjshëm i bëri ndaj Serbisë nuk do të merren parasysh nga qeveria e re që do të vjen shumë shpejtë pas zgjedhjeve të reja demokratike.

PostAdssFotoja e reklamës